“Shkarkimi i drejtorit të Policisë është hakmarrje për arrestimin e kryetarit të Istogut”

Advertisement

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot ka shkarkuar Rashit Qalajn nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Inzoom.

Sipas raportimeve në media, arsye e shkarkimit ka qenë “përformanca e dobët” e Qalajt.

Por shkarkimin e tij profesori universitar, Blerim Latifi, po e quan si hakmarrje për arrestimin e kryetarit të Istogut.

Advertisement

“Shkarkimi i Qalajt, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, nuk duket të jetë punë e performancës së dobët të tij. Duket më shumë si hakmarrje për performancën e arrestimit të kryetarit të Istogut”, ka shkruar Latifi në facebook.

Sipas tij Policia e Kosovës, që nga paslufta, nuk ka pasur drejtor më kompetent se Qalaj.

“Sa i përket përformancës në drejtimin e policisë, nuk mendoj se policia e Kosovës, në këto 20 vitet e fundit, ka pasur drejtor më kompetent se Rashit Qalajn. Por ç’t’i bësh, kështu janë ligjet e pashkruara të Kosovës: interesat partiake nuk pyesin për profesionalizmin!”, ka përfunduar Latifi./Gazeta Inzoom.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here