Policia konfirmon shpërthimin në Ferizaj: Hajdutët me eksplozivë tentuan të vjedhin bankomatin e “Raiffeisen Bank”

Advertisement

Në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj dyshohet se është tentuar të  kryhet një grabitje në bankomatin e “Raiffeisen Bank”.

Për të kryer grabitjen hajdutët kanë përdorur mjetet shpërthyese.

Rastin për Reporterin e ka konfirmuar major Muhamet Jahiri, i cili ka ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 të mëngjesit.

Jahiri ka thënë se nuk i kanë ende informacionet e detajuara në lidhje me ngjarjen por se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Advertisement

Të dyshuar për këtë rast janë tre persona.

“Sot rreth orës 05:50 në mëngjes, me anë të mjeteve shpërthyese është tentuar të vidhet bankomati në bankën ‘Raiffesien’ e cila ndodhet në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Për momentin ende është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes, nuk kemi ende ndonjë konfirmim nëse kanë arrit t`i nxjerrin të hollat, ende nuk mundem me ta konfirmojë saktësisht, por dëmet janë të konsiderueshme materiale. Është përdorur eksploziv dhe dyshohet që tre persona janë të përfshirë në këtë ngjarje të cilët janë larguar në drejtim të panjohur, për momentin. Hetuesit rajonal, ekipi i deminimit janë në vendin e ngjarjes” ka thënë majori Muhamet Jahiri për Reporterin.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here