Policia ndalon mbi 10 taksi në Leposaviq, dyshohet se bartnin sirianë

Advertisement

Mbi 10 taksi janë ndaluar nga Policia e Kosovës sonte rreth orës 20:00 në Leposaviq, nën dyshimin se po bartnin migrantë nga Siria.

Advertisement

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Ai njoftoi se janë në koordinim me prokurorin për të parë nëse ka elemente të veprës penale dhe për procedurat e mëtejshme.

Qytetarët kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku policia ndaloi taksitë e dyshimta.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here