Arrestohen tre persona nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit’ dhe ‘mbajtje të paautorizuar të armëve

Advertisement

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka arrestuar tre persona të dyshuar për organizimin e skemave piramidale dhe mbajtjen e paautorizuar të armeve, njofton Policia e Kosovës përmes ueb faqes zyrtare.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të një informate lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, me datën 15 tetor 2020 ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Drenasit, ku janë përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.

Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar dhe ushtrimin e kontrollit në lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Advertisement

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

E.              lindur me 1985                    kosovar/shqiptar

E.              lindur me 1986                    kosovar/shqiptar

F.              lindur me 1998                    kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

14 (katërmbëdhjetë) aparate të lojërave të fatit,

2 (dy) lojëra KENO,

1 lojë me qen,

1 (një) shtëpizë kompjuteri,

1 (një) DVR,

1477 (njëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) euro,

2 (dy) armë zjarri,

10 (dhjetë) fishekë kalibrash të ndryshëm,

7. 7 gramë substancë e dyshuar narkotike (kokainë),

1 (një) telefon celular,

4 (katër) komplete letra dhe zare pokeri.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here