Arrestohet një person në dyshimin për vrasje të rëndë në Pejë

Advertisement

Prokuroria Themelore e Pejës, më datë 16 tetor, ka ndaluar dy persona për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, një person është ndaluar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh, shkruan “Inzoom”.

Njoftimi i Prokurorit të Shtetit:

Prokuroria Themelore Pejë

Advertisement


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, kurse një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.  

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri  (3) aktakuza, kundër  tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Deklarimet e rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here