Advertisement
Dogana e Kosovës ka hapur tender për blerjen e dy automjeteve të reja të blinduara, shkruan “Inzoom”.
Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në ueb faqen zyrtare të Doganës së Kosovës, lënda e kontratës është furnizimi me dy automjete të blinduara.
Advertisement
Për blerjen e këtyre dy automjeteve të blinduara dogana ka parashikuar një buxhet prej 254 532,00, ndërsa lloji i procedurës së prokurimit është i hapur./Gazeta Inzoom
Advertisement