Nis shtetrrethimi, mbyllet Parisi, “plas” indinjata

Advertisement

Rrugët e Parisit dhe tetë qyteteve të tjera franceze ishin bosh mbrëmjen e një shtunës me hyrjen në fuqi të orës policore.

Shtetrrethimi i shumëdiskutuar ka për qëllim të frenojë ritmin e infektimeve të shtuar sërish në këtë vend, që është dhe një prej vatrave më të mëdha të koronavirusit në Europë. Autoritetet janë përballur me ankesa të shumta nga pronarët e restoranteve, bizneset e të cilave kanë vuajtur shumë që prej karantinës dy mujore në pranverë. Në Lion, njerëzit nuk e fshehin pakënaqësinë.

Advertisement

“Kjo masë është e padrejtë. Duhen mbështetur bizneset sepse kanë vuajtur shumë këtë vit. Masat e fundit, thjesht shtojnë presionet mbi ta e nuk dihet sa do të mbajnë. Një masë e tille është e turpshme, sepse këta sektorë janë prekur shumë prej saj që më herët gjatë vitit. Për mua ajo nënkupton mungesë serioze konsultimesh me sindikatat e punëtorëve”.

Shtetrrethimi një mujor prek gati 20 milionë vetë në Francë. Përvec Parisit, ndër qytetet e tjera të mëdha që mbyllen nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit janë Marseille, Lyon, Lille and Toulouse. Presidenti Emmanuel Macron thotë se ora policore është e domosdoshme. Franca raportoi të shtunën 32.427 raste të reja. Me masat e fundit, njerëzve për të lëvizur në raste të caktuara si për punë apo udhëtim do t`u duhet një certifikate e posaçme. Kush nuk bindet, gjobitet me 135 euro, ndërsa për shkelje të përsëritura, gjoba mund të shkojë deri në 3,750 euros./TCh

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here