Njerëzit presin në radhë të gjata që të bëjnë seks para kamerave.
Një rast i çuditësh ka ndodhur në Madrid ku u raportua ditën e mërkurë nga policia si “krim kundër shëndetit publik”, raporton “Metro”.
Me dhjetëra persona pritën në radhë të gjata jashtë në shpresë t’i bashkohen evenimentit. Disa policë civil u afruan te skena si pjesëmarrës në këtë orgji dhe u ftuan brenda, transmeton Inzoom.
Droga si ekstazi dhe kokainë u konfiskuan nga apartamenti dhe tre organizatorët u paralajmëruan për pasoja te rënda ligjore.
Njëri nga organizatorët ishte Ignacio Allende i cili ka kaluar 7 muaj në burg në vitin 2016 pasi u arrestua në dyshim të disa krimeve, përfshirë dhunë seksuale ndaj të miturve dhe shitje e videove pornografike që përfshinin fëmijë. Ai akoma nuk është gjykuar për këtë rast.
Prokurorët së voni kanë shpallur se personi në fjalë do të dënohet për të tri çështjet njëkohësisht.