Caktohen zgjedhjet në Podujevë, ja data e mbajtjes së tyre?!

Advertisement

Zyra e presidentit Thaçi në konsultim me Komisionin Qendror Zgjedhor, pritet që 22 nëntorin e këtij viti, ta caktojnë si datën kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic, disa burime brenda këtyre institucioneve.

Ani pse ende nuk është bërë zyrtare kjo datë, ata në kushte anonimiteti thonë se të dielën e 22 nëntorit, llapjanët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të parin e tyre.

Këtë datë mund ta ndryshojë situata e rasteve me COVID-19.

“Nëse gjithçka shkon sipas planeve të parapara dhe nëse nuk eskalon gjendja me COVID-19, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës do të mbahen të dielën e 22 nëntorit. Pra, ende nuk është zyrtarizuar për shkak që pritet të shihet se si do të rrjedhin gjërat me COVID-19, por nëse gjithçka shkon në rregull, atëherë me 22 nëntor do të mbahen zgjedhjet në Podujevë”, i ka thënë Gazetës Blic, ky burim brenda institucioneve vendore.

Advertisement

Kurse, kjo gjë nuk është zyrtarizuar për Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Ende nuk dihet se a do të mbahen zgjedhjet në të njejtën ditë, si në Podujevë, ashtu edhe në Mitrovicën e Veriut.
Podujeva, ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës, Agim Veliu.

Veliu e kishte lënë drejtimin e Komunës së Podujevës, për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme, në Qeverinë Kurti – funksion të cilin e ushtron edhe tani, ku në drejtim të Qeverisë, është Avdullah Hoti.

Funksionin e kryetarit të Komunës, është duke e ushtruar nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari – i cili është edhe kandidat i Lidhjes Demokratike për të marrë drejtimin e kësaj komune.

Në anën tjetër, përveç LDK-së, në këtë garë, janë duke garuar edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Partia e Albin Kurtit po synon që me kandidaturën e Shpejtim Bulliqit, t’i fitojë zgjedhjet në Podujevë, teksa ajo e Kadri Veselit, kandidat për kryetar të komunës, e ka Naim Fetahun.

Këto zgjedhje ishte dashur të mbahen qysh në mars të këtij viti, por që ato janë shtyrë, për shkak të pandemisë COVID-19.

Vendimin për shtyerjen e tyre, e ka marrë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Që një kohë të gjatë, Lëvizja Vetëvendosje, është duke kërkuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, duke e akuzuar LDK-në dhe presidentin Thaçi, se qëllimisht janë duke e shtyrë mbajtjen e tyre.

Në anën tjetër, Komunë e Mitrovicës së Veriut, ka mbetur pa kryetar, për shkak që ish-kryetari, Goran Rakiç, la drejtimin e kësaj komune, për t’u bërë zv.kryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here