Edhe në kohë karantine presidenca shpenzoi para për dreka zyrtare

Advertisement

Shpenzime në emër të drekave e darkave në takime zyrtare me delegacione janë bërë edhe në muajt kur Kosova ndodhej në karantinë – kufijtë ishin mbyllur e restorantet nuk shërbenin brenda. Këso harxhimesh ka bërë Presidenca e edhe shumë institucione të pavarura.

Qysh në gjysmën e marsit, kur ishin paraqitur rastet e para të të infektuarve me virusin që ka shkaktuar pandeminë COVID-19, Qeveria kishte vendosur masa kufizuese të lëvizjes. Për pasojë, ishin ndërprerë mundësitë e qarkullimit nga shteti në shtet, sikurse edhe ishte kufizuar në masë qarkullimi brenda Kosovës. Ndërkaq, deri në qershor, restorantet nuk mund t’u shërbenin klientëve në lokal ose tarracë.

Advertisement

Megjithëkëtë, shpenzime në emër të reprezentacionit janë bërë nga institucionet e Kosovës edhe në muajin prill e edhe në maj, kohë kur masat ishin restriktive.

Presidenca ka harxhuar rreth 4 mijë euro për reprezentacion në muajt e mbylljes. Mbështetur në një përgjigje që ky institucion ia ka dhënë KOHËS pas një kërkese për qasje në dokumente publike, gjatë prillit janë shpenzuar 553.50 euro, kurse gjatë majit 3,369.86 euro.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here