Kush përfiton dhe si do të shpërndahet fondi prej 5 milionë eurosh i Ministrisë së Kulturës?

Advertisement

Në kuadër të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përfituar një fond prej 5 milionë eurosh.

Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Engelbert Zefaj në Sytë 7 në Klan Kosova ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë fond.

“Shpesh po krijohet konfuzion rreth fondit për kulturë, rini dhe sport. Fondi është 5 milionë euro, por është ndarë në dy këste për shkak të kapaciteteve buxhetore financiare që ka Qeveria – 2,5 milionë në këstin e parë dhe 2,5 milionë në këstin e dytë”.

Ai ka treguar se kujt i dedikohet ky fond dhe si do të bëhet shpërndarja e tij.

“Do të jenë kryesisht të rinjtë e kualifikuar që kërkojnë punë, klubet sportive, organizatat kulturore, krijuesit individual të fushave të ndryshme të kulturës, si dhe personat që merren me konservimin e trashëgimisë kulturore”.

“Paketa për rini ka të bëjë drejtpërdrejt me punësim. Ne kemi një bashkëpunim me UNDP-në dhe Agjencinë e Punësimit. Ne e kemi marrë edhe një model që UNDP-ja e ka aplikuar edhe më herët në bashkëpunim me Ministrinë për Mirëqenie Sociale. Do të kërkohet nga bizneset që të paraqesin kërkesat për fuqi punëtore në Agjencinë e Punësimit, derisa kemi ftuar vazhdimisht të rinjtë që të regjistrohen në Agjencinë për Punësim. Agjencia për Punësim do të krijojë një koordinim mes bizneseve që kërkojnë punëtorë dhe do t’iu ofrojë punëtorët e rinj që janë të regjistruar si punëkërkues”.

Advertisement

“Ne si Ministri po kujdesemi që të krijojmë kritere se kush duhet të jenë të rinjtë që duhet të përfitojnë ku jemi orientuar që të përfitojnë të rinjtë që kanë diplomuar dhe kanë mbetur papunë, ose të rinjtë që kanë kualifikim profesional të disa profesioneve që janë në kërkim. Punësimi i parë do të jetë gjashtë muaj që quhet punë në praktikë, ku gjatë kësaj kohe ministria do t’i ndajë 170 euro, derisa pjesën tjetër varësisht pagës do ta ndajë biznesi. Llogaritet që në fazën e parë do të kemi fond prej 500 mijë eurosh ku presim punësimin e 500 të rinj, pastaj për fazën e dytë do të shohim nëse do të rritet ky numër apo do të jenë sërish 500 të rinj”.

“Fondi për sportistët shkon direkt nëpërmjet federatës në klube, por është proces shumë i shpejtë që arrin deri te klubet. Ne kemi bashkëpunuar me të gjitha federatat ku na kanë sjellë një databazë ku janë 643 klube të regjistruara, pastaj në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe federatat dhe bazuar në Ligjin për Kategorizimin e Sporteve kemi arritur që t’i kategorizojmë federatat. Sipas popullaritetit dhe masivitetit të fushës sportive janë ndarë me prioritet për përfitim dhe është arritur që të bëhet një kategorizim korrekt dhe racional. 1 milion e 543 mijë euro do të shpërndahen në sport që besoj se do të përfundojë brenda muajit nëntor”.

“Për artistë është më e komplikuar, prandaj kemi llogaritur që ata t’i mbështesim në fazën e dytë. Tani jemi në përpilimin e një databazë, sepse problemi më i madh për artistët është që nuk ka një databazë të tyre. Meqë dëshirojmë që kjo të shkojë si ndihmë pa pasë nevojë për aplikim, për neve është e pamundur ta ekzekutojmë derisa nuk kemi një regjistër të artistëve”.

“Ky fond synon të arrijë tek ata të cilët nuk kanë pasë fare të hyra financiare, ne duhet së pari të ndërtojmë databazën dhe të caktojmë kritere në bazë të të cilave bëjmë edhe filtrimin. Kriteri kryesor do të jetë që me prioritet të përfitojnë ata që nuk kanë asnjë të hyrë”.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here