Përplasje në PDK – ish këshilltari i Veselit bashkëpartiakëve: Jeni bo për gjynah, me këmbë përpjetë s`fitohet

Advertisement

Nijazi Kryeziu, ish-këshilltar i Kadri Veselit dhe aktualisht zyrtar i PDK-së, ua ka lënë një komment disa bashkëpartiakëve të tij në një fotografi ku ata shihen bashkë në një ambient pune.

Nën foton ku janë ekipi i kryetarit të PDK-së, Avni Bytyçi, Bashmir Xhemaj, Gaz Krasniqi, Adri Nurellari e Blerand Kadrijaj, Kryeziu ka shkruar se “me këmbë përpjetë e duar në xhepa nuk fitohet”, duke thënë se ata janë “për gjynah.

Advertisement

“Per gjynah jeni bo me këmbë perpjete e duar ne xhepa nuk punohet e nuk fitohet. Hapni syte ulni kembet e hekni duart prej xhepave kthejuni strukturave e terrenit”, ka shkruar Kryeziu ndër tjerash.

Kryeziu ka qenë për disa kohë këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka punuar bashkë me Avni Bytyçin – i cili e ka publikuar këtë fotografi – që ka qenë po ashtu këshilltar i Veselit. Njazi Kryeziu ka qenë po ashtu një ndër të akuzuarit në rastin “ Pronto”.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here