Qeveria pritet sot të marrë vendim që t’ua ndalojë Ministrive blerjen e veturave zyrtare

Advertisement

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite për shqyrtim janë 20 pika.

Ndër pikat e rendit të ditës të cilat do të diskutohen në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, është edhe Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e procedurave të blerjes së veturave zyrtare nga Ministritë dhe Agjencitë në varësi të tyre.

Në të gjitha Qeveritë, një pjesë e buxhetit është shpenzuar për blerje të veturave zyrtare.

E në rast se merret ky vendim, këto shpenzime do të ndalohen.

Rendi i ditës:

  1. Aprovimi i procesverbaleve dhe transkriptove nga mbledhjet; 29, 30, 31,33 dhe të procesverbalit të mbledhjes së 32 korresponduese\elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)
  2. Shqyrtimi i Draft Agjendës për Reforma Evropiane (ERA)2 (ZKM)
  3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e Planit për Zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin Ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë’Marrëveshja e Uashingtonit, 4 shtator 2020 (ZKM)
  4. Shqyrtimi i Draft Programit për Zvogëlimin e Barrës Administrative (ZKM)
  5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e procedurave të blerjes së veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në varësi të tyre (ZKM)
  6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26.20.2010 (ZKM)
  7. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Grupet e Produkteve të cilat janë Subjekt i Mbikëqyrjes Inspektuese (MTI)
  8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr.09/09 të datës 01.07.2020 për themelimin e Komisionit të Ankesave për të huajt (MPB)
    Advertisement
  9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Statutit të Universiteti Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” (MASH)
  10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Statutit të Universitetit Publik të Gjakovës “Fehmi Agani” (MASH)
  11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Statutit të Universitetit Publik të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt (MASH)
  12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Statutit të Universitetit Publik të Mitrovicës “Isa Boletini: (MASH)
  13. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e tarifave të Përgjithshme për Shfrytëzimin e Lëndës së Mbrojtur me Rastin e Ritransmetimit (MKRS)
  14. Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për tërheqjen e Projektligjit për Tokën Ndërtimore nga procedurat e Kuvendit të Republikës së Kosovës (MD)
  15. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë nr.02/10 të datës 5 korrik 2020 dhe shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë nr.07/14 të datës 14 korrik 2020 (MBPZHR)
  16. Shqyrtimi i Propozim-vendimit me të cilin ndalohet organizimi i punëtorive jashtë Republikës së Kosovës nga të gjitha Ministritë, Agjencitë Ekzekutive dhe njësitë tjera brenda sistemit ministror të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të gjitha aktivitetet që ndërlidhën me hartimin, punimin apo diskutimin e dokumenteve qeveritar, përfshirë strategjitë, koncept dokumentet, projekt aktet normative dokument planifikuese dhe dokumentet e ngjashme (MF)
  17. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Amandamentimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, për financimin e projektit “Rehabilitmi i Linjes Hekurudhore 10” (MF)
  18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Amandamentimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonant rurale faza dalëse VI” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës (MF)
  19. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurispodencës (MD)
  20. Shqyrtimi i Porpozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për HUlumtimin e Krimeve të kryera gjatë liftës në Kosovë.
  21. Të ndryshme

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here