E bëjnë për spital një 92 vjeçar në Gjakovë dhe ia grabisin 200 euro

Advertisement

Një 92 vjeçar në Gjakovë është sulmuar fizikisht nga dy persona të cilët ia kanë grabitur 200 euro.

Lajmin për Gazetën e kanë konfirmuar nga policia në Gjakovë ku kanë thënë se viktima ka marrë lëndime trupore dhe është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Advertisement

Gjithashtu kanë bërë të ditur se ky rast është duke u hetuar.

“Në rrugën “Mazllom Llakuci” në Gjakovë ka ndodhur një grabitje, një i moshuar i lindur në vitin 1928, ka kërkuar ndihmë në QKMF në Gjakovë dhe nga aty e kanë lajmëruar rastin në polici se dy persona të panjohur e kanë sulmuar dhe ia kanë marrë portofolin në të cilin i kishte 200 euro. Viktima ka marrë lëndime në kokë dhe në dorë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në deklaratën e policisë.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here