I arrestuari për skandalin e dy milion eurove , ishte zyrtar i Thesarit të Shtetit për 11 vite

Advertisement

Sot u konfirmua nga Ministria e Financave se rreth 2 milionë euro ishin vjedhur, dhe për këtë mbajti konferencë vetë ministria duke treguar detajet e asaj që ndodhi, shkruan Gazeta Metro.

Ministrja Hykmete Bajrami, tha se ishin kryer katër transaksione të cilat rezultuan me vjedhjen e 2 milion eurove nga Thesari i Shtetit.

Advertisement

E për këtë ishte arrestuar një person, që është zyrtar i Thesarit të Shtetit, derisa tjetri është eprori i tij në vijë raportuese.

“Janë zyrtarë të Thesarit të Shtetit, punon në Thesar qe 11 vjet, ndërsa tjetri është eprori i tij në vijë raportuese. Gjithë ata që punojnë aty e kanë qasjen pasi duhet të kryejnë transaksione në baza ditore”, tha Bajrami.

Sipas Bajramit të katër transaksionet ishin bankare dhe ishin kryer përmes bankave, e jo në kesh.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here