Kusari-Lila: Vjedhjet e fundit janë zinxhir, ishin planifikuar për të fshehur një krim më të madh

Advertisement

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se vjedhja e mbi 2 milionë eurove në Thesarin e shtetit dhe ajo e sotshmja në Agjencinë e ushqimit dhe Veterinarisë, janë të planifikuara dhe se synojnë të fshehin një krim më të madh.

Sipas saj, asnjë nga këto vjedhje nuk do të mund të bëhej pa bashkëpunim institucional.

“Flitet për një vjedhje të stilit të filmave që në Kosovë nuk e kemi pa. Nuk kemi pasë ndonjë herë ndonjë tronditje më të madhe në sistemin financiar në kuadër të gjithë institucioneve të vendit. Keqpërdorimet apo akuzat për to përfshinin diçka tjetër, por kjo të bëhet nga zyret e ministrisë 4 transfere të ndryshme të paautorizuara, shkon përtej skandalit, është dramë e nivelit më të lartë. Seria e vjedhjeve nuk u ndal. Në orët e vona u ballafaquam me vjedhje tjetër të një kasaforte. Kjo tregon se mënyra se si organizohen vjedhjet në shtetin tonë është e frikshme, për faktin se të gjitha këto asnjë nuk mund të bëhet pa bashkëpunim institucional. Nuk besoj se dikush të hyjë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe të mos e vërejë askush, duhet të jetë person që ka autorizim”, tha ajo.

“Jo vetëm se është zinxhir por tregon se kanë qenë të planifikuara që synojnë ta fshehin një krim më të madh”.

Këto vjedhje sipas saj, tregojnë “jostabilitetin institucional, tregon se ka një sulm të orkestruar në institucionet e vendit dhe paqëndrueshmërinë e kësaj qeverie”, ndërsa thotë se qeveria duhet të japë dorëheqje.

Advertisement

“Në rrethana normale, qeveria duhet komplet të japë dorëheqje, në vetëm një rast prej tyre dhe jo më tash që është hap dera e skandaleve dhe nuk po ndalen skandalet e kësaj qeverie”, tha ajo.

Kusari-Lila thotë se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe se kryeministri Hoti “nuk e ka situatën nën kontroll”.

“Hoti dhe partia e tij kanë agjendë të dyfishtë. E para është t’i mbrojnë njerëzit e vet nga ballafaqimi me drejtësinë, nga e kaluara ose e tashmja, kjo ka të bëjë edhe me shkarkimin e task-forcës, me shkarkimet që u bënë. Një javë para u lavdua drejtori i PK-së, një javë më vonë u shkarkua”.

Nga përvoja, kur ishte në krye të një prej ministrive, Kusari-Lila ka thënë se vjedhja e mbi 2 milionë eurove nuk mund të jetë punë e një personi por e më shumë se një.

“E di se kur vjen puna te nënshkrimi final, procedura e pagesës kalon nëpër disa filtra dhe është brengosëse të dihet se dikush nga kompjuteri të bëjë pagesa të tilla, përderisa e di vetë se kur vjen një fletëpagesë në momentin final ka të bashkangjitura fatura dhe raport. Nuk mund të jetë ndërmarrësi e një personi por e disa personave. Kush ka qenë në Ministrinë e Financave që është bë autorizimi, lejimi i pagesës duhet të verifikohet sepse sistemi nuk është thjesht i manipulueshëm, prandaj është ndërmarrësi e planifikuar mirë, që përfshin persona në tërë zingjirin institucional dhe që nuk mjafton që vetëm 2-3 persona në një zyrë janë burgosur ose kanë dorë në këtë çështje sepse janë disa nivele të vendimmarrjes, përfshirë edhe sigurinë kibernetike që duhet të shikohet si është e mundur të lejohen transfere të tilla”, thotë ajo.

Kusari-Lila thotë se është skeptike për atë se si do të shkojë rasti i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove në systemin e drejtësisë. Ajo thotë se ky është proces kompleks i krimit të organnizuar në nivel shtetëror.

“Jam gjithmonë rezervuar në veçanti në muajt e fundit të komneotjë shumë për sistemin e drejtësisë që është bërë laramani, ka treguar se fatkeqësisht ka ndërhyrje politike. Nuk është çështje e vetëm zyrtarit që ka kryer transaksione, edhe në rast burgimi. Lista e personave apo kontakteve të mundshme të tyre në nivele më të larta, përfshirë edhe një zyrtare shumë të afërt me zëvendëskryeministrën e tregon vet. Është proces kompleks i një krimi të organizuar në nivelin më të lartë shtetit, që ndodh para syve të pushtetarëve, apo nën mbikçyrjen e tyre apo mbrojtjneën e tyre. Nëse mjaftohemi se një zyrtar që e ka kryer këtë transaksion është në burg, nuk i jemi qas problemit mire”, tha deputetja.

Sipas saj, Qeveria Hoti “po ia rregullon ambientin krimit e korrupsionit”.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here