Latifi: Kim Mehmeti ka vite nën fasadën e rremë të shkrimtarit e intelektualit

Advertisement

Analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar pas komentit të Kim Mehmetit lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës, Qëndrim Gashi, i cili këto ditë u kritikua për shpërndarjen e kartikaturave të profetit Muhamed, shkruan Gazeta M etro.

Advertisement

Latifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Mehmeti për vite është nën fasadën e rremë të shkrimtarit e intelektualit.

“Dhe kjo është puna e tij më e suksesshme, e sa i përket letërsisë ai kurrë nuk ka mundur të dalë nga kornizat e një shkrimtari mediokër.”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

E pashë reagimin e Kim Mehmetit për ambasadorin e Kosovës në Paris.Kisha ndjesinë se e ka shkruar pas ndonjë bisede me ndonjë ajatollah të Tehranit.Ky njeri që përpiqet të shfaqet si intelektual publik dhe shkrimtar kritik, në fakt paraqet të kundërtën, prej shumë kohësh.Ka vite që nën fasadën e rreme të shkrimtarit e intelektualit, ai është duke bërë punën e ideologut aktiv të arabizimit mental e social të shqiptarëve në Maqedoni. Dhe kjo është puna e tij më e suksesshme, e sa i përket letërsisë ai kurrë nuk ka mundur të dalë nga kornizat e një shkrimtari mediokër.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here