Veseli në Mitrovicë: Pasuritë e Kosovës askush nuk mund t’i vendosë në pazar

Advertisement

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar sot qytetin e Mitrovicës.

Nga atje, Veseli ka bërë thirrje edhe njëherë që Ujmani dhe Trepça të mos diskutohen si pjesë e dialogut me Serbinë.

“Në bashkëbisedimin që pata me qytetarë të Mitrovicës, vihej re qartë shqetësimi i tyre për paqartësinë dhe mungesën e transparencës që po tregon qeveria aktuale për sa i përket çështjes së dialogut. I sigurova që askush nuk do të guxojë që të prekë integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë të pavarur dhe se as Ujmanin e as pasuritë e tjera të Kosovës nuk do të mund kush që t’i vendosë në pazar. Ato janë e do të mbeten pasuri të Kosovës dhe do të vihen vetëm në shërbim të qytetarëve të saj”, ka thënë Veseli pas kësaj vizite.

Advertisement
Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here