Reagon Mërgim Lushtaku, mohon se partneri i tij është i përfshirë në skandalin e “dy milionëve”

Advertisement

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar ndaj lajmit për përfshirjen e partnerit të tij në skandalin e mbi 2 milionë eurove të tërhequra në mënyrë të jashtëligjshme.

Lushtaku i ka quajtur shpifje pretendimet se në skandalin e “dy milionëve” është i përfshirë edhe partneri i tij i biznesit, Burim Bujupi.

“Gazeta Online Insajderi.org dhe Vehbi Kajtazi, kërkoj nga ju që menjëherë të kërkoni falje dhe ta tërhiqni shpifjen që keni bërë ndaj meje. Edhe pse unë sot ua kam sqaruar se Burim Bujupi i përmendur nuk ka të bëj me ortakun tim, ju përsëri keni shpifur rëndë. Nëse nuk tërhiqeni nga shpifjet e tilla në një afat sa më të shpejtë, une do të ju padis”, shkruan Lushtaku.

Advertisement

Sipas hulumtimit të Insajderit, pjesë e skemës së vjedhjes milionëshe nga Thesari është edhe Burim Bujupi. Kësisoj, lidhjet e tij çojnë edhe drejt Kadri Shalës, bashkë-pronarit të “LDA Group” Sh.P.K.

Gazeta Insajderi, ka mësuar se në xhirollogarinë e bashkë-partiakut të Kadri Shalës, është procesuar një transaksion në vlerë prej mbi 50 mijë eurove disa orë pas transferimit të mjeteve të vjedhura nga Thesari në llogarinë e “LDA Group” Sh.P.K., tregojnë të dhënat.

Bujupi, aktivitetet e tij i ndan mes politikës e biznesit. Ai është ortak biznesi me Mërgim Lushtakun, deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Dy biznesmenët që merren edhe me politikë, udhëheqin bashkë kompaninë private,“Koni projekt” Sh.P.K., e cili – bazuar në të dhënat e publikuara në ARBK – ka përcaktuar si aktivitet primar ndërtimin e objekteve banesore, ndërkaq si aktivitet sekondar zhvillimin e projekteve ndërtimore.

Bujupi, është po ashtu pronar i firmës “Atika Beton” L.L.C., me bazë në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Përfituese nga skema e vjedhjes së buxhetit të shtetit është edhe një familjare e Bujupit. Gazeta Insajderi ka mësuar se nga kompania “LDA Group” Sh.P.K., pas 9 tetorit, 30 mijë euro janë transferuar në xhirollogarinë e 65-vjeçares, Myrvete Muhadri, vjehrrës së Burim Bujupit.

Muhadri është një grua në pension për të cilën ka shumë pak të dhëna publike, përveç lidhjes familjare me asamblistin e Kuvendit Komunal të Drenasit.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here