Fotografia që po i huton të gjithë: A do t’i çojë në dorëzim Lisbona bandën e ‘La Casa de Papel’?

Advertisement

Lisbona, apo siç njihej në fillim të serialit si inspektorja Murillo, ka kaluar shumë sfida që kur ajo u kap për herë të parë nga policia në fund të sezonit të tretë.

Ajo e kaloi të gjithë pjesën e katërt në negociata me inspektoren e Policisë, Alicia Sierra, para se të shpëtohej nga Profesori në fund të serisë.

Çka u pa së fundi nga ajo ishte se po shkonte në Bankën e Spanjës për t’u bashkuar me anëtarët e tjerë të bandës.

Që kur ka ndodhur kjo, shikuesit kanë spekuluar se çfarë roli do të luajë dhe nëse do të bëhet udhëheqësja e re e grupit, shkruan Express.co.uk – transmeton Reporteri.net.

Advertisement

Tani disa imazhe të reja nga seti i sezonit të pestë dhe të fundit kanë dhënë një aluzion të madh për këtë.

Imazhet erdhën nga përdoruesit në Reddit të cilët thuhet se panë shfaqjen duke filmuar jashtë.

Në fotografi, Lisbona shihet duke qëndruar jashtë Bankës së Spanjës.

E shoqëruar nga Stokholmi dhe Tokio ajo mund të shihet duke negociuar me policinë.

Kjo ka bërë që shumë njerëz të pyesin se me çfarë merret ajo dhe nëse ajo dhe banda po planifikojnë të dorëzohen.

Sidoqoftë, duket se tifozët do të duhet të presin deri në daljen e sezonit të pestë për të zbuluar se çfarë do të thotë kjo.

Deri më tani, gjithçka që është konfirmuar në lidhje me sezonin e pestë është mënyra se si dy aktorë të rinj do të bashkohen në shfaqje – Miguel Ángel Silvestre dhe Patrick Criado.

Krijuesi i serialit, Alex Pina i tha Netflix se kanë kaluar gati një vit duke menduar se si ta shkatërrojmë bandën.

“Si ta vendosim Profesorin në litarë. Si të futemi në situata që janë të pakthyeshme për shumë personazhe. Rezultati është sezoni i pestë i La Casa de Papel. Lufta arrin nivelet e saj më ekstreme dhe të egra, por është gjithashtu sezoni më epik dhe emocionues.”, ka thënë ai.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here