VV e akuzonte Hotin se nuk u vetizolua: Kurti dje publikoi foto nga selia e partisë, sot konfirmon se është infektuar me koronavirus

Advertisement

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pas simptomave që tha se i janë paraqitur para dy ditëve. Ish-kryeministri pikërisht para 24 orëve publikoi disa fotografi që dukej se ishin bërë në selinë e partisë që e drejton, ani pse duhej të qëndronte në vetizolim. E se nuk u vetizolua pasi ishte infektuar me koronavirus, ky subjekt e akuzonte dikur kryeministrin aktual, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Mëngjesin e sotëm Albin Kurti konfirmoi se është infektuar me koronavirus. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai tha se simptomat i janë paraqitur para dy ditësh.

“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.”, ka shkruar Kurti.

Advertisement

Mirëpo vetëm para 24 orësh, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje publikoi disa fotografi që janë bërë në selinë e partisë që e drejton, prej ku tha se ka zhvilluar takim virtual me një hulumtues brazilian, raporton Gazeta Metro.

Përveç Kurtit, edhe liderë të tjerë politikë në vend janë infektuar me koronavirus, në mesin e tyre edhe kryeministri Avdullah Hoti para disa muajve.

Ky i fundit, kishte bërë të ditur se pasi e kuptoi që ka rezultuar pozitiv me koronavirus, u vetizolua. Por se nuk e ka bërë një gjë të tillë ishte akuzuar nga deputetja e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Gazeta Metro.

“Pasi nuk u ndie mirë dhe pasi pati arsye të testohet, pse nuk u izolua z. Hoti?  Pse ai bëri të kundërtën e protokollit, i cili sugjeron se prej testimit deri tek marrja e rezultatit, personi izolohet? Pse z. Hoti pasi u testua doli në terren dhe takoi dhjetëra njerëz e biznese të cilët sot të gjithë potencialisht janë të rrezikuar e sigurisht disa prej tyre, nuk do t’iu jepet as mundësia për t’u testuar. Asnjëri nga ta nuk ia pat me borxh të marrë virusin nga kryeministri.”, kishte thënë ajo.

Kujtojmë se IKSHPK dje bëri të ditur se deri tani numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 669 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478./gazetametro.net

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here