Driton Lajçi jep dorëheqje nga drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale

Advertisement

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi,që është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), shkruan Reporteri.net.

Reporteri.net mëson se Lajçi ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

Siç mëson Gazeta, ai do të kthehet sërish në vendin e mëparshëm të punës, në PTK.

Advertisement

Kujtojmë se Lajçi ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.

Lajçi është marrë në pyetje në Hagë, më 17 tetor 2019, duke u mbrojtur në heshtje.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here