Lushtaku paditë insajderin për shpifje

Advertisement

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku, ka dorëzuar padi për shpifje dhe fyerje ndaj Gazetës Online Insajderi.org.

Për këtë ka njoftuar vet Lushtaku përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ku ka theksuar se kjo gazetë, insajderi.org, qëllimshëm bëri shpifje të rëndë për të denigruar personalitetin dhe angazhimin e tij politik në artikullin ku e lidhë deputetin Lushtaku me  njëri nga personat e akuzuar për rastin e vjedhjes së 2.1 milion eurove nga thesari i shtetit, shkruan “Inzoom”.

Insajderi.org pas publikimit të artikullit ku lidhej ortaku i Lushtakut me vjedhjen e 2.1 milion eurove, kishte publikuar një artikull tjetër, ku sqaronte se insajderi kishte bërë një gabim, duke theksuar se përfitues nga paratë e thesarit është Burim Bujupi, asambleist dhe kryetar i klubit të Drenasit, dhe jo ortaku i Mërgim Lushtakut.

Advertisement

Ndërsa vet Lushtaku ka deklaruar se këtë nuk e sheh fare si gabim, mirëpo kjo është bërë qëllimisht me motive të ndryshme nga kjo gazetë.

Postimi i plotë i Mergim Lushtakut:

Sot, me datë 29 tetor 2020, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skënderaj, përfaqësuesi im i autorizuar, avokati Valdrin Behrami, ka dorëzuar Padi për Shpifje dhe Fyerje ndaj Gazetës Online Insajderi.org.

Përkundër bisedës time telefonike me gazetaren Drenusha Canolli, të cilën e pata siguruar 100% që nuk kam të bëj asgjë me krimin e ndodhur në Thesarin e shtetit, kjo gazetë qëllimshëm bëri shpifje të rëndë për të denigruar personalitetin dhe angazhimin tim politik, ku në dy palë zgjedhjet e fundit kam qenë njëri ndër deputetët më të votuar në vend. Shënimi i mëvonshëm i redaksisë se “është përvjedhur një GABIM, përfitues nga paratë e thesarit është Burim Bujupi, asambleist dhe kryetar i klubit të Drenasit, dhe jo ortaku i Mërgim Lushtakut” nuk e shoh fare si gabim, mirëpo kjo është bërë qëllimisht me motive të ndryshme nga kjo gazetë. Për më tepër bindja se është bërë qëllimisht është forcuar edhe më shumë pasi ata po vazhdojnë ende me shpifjen e njejtë, përkundër që ata njëherë veçse e kanë demantuar vetën.

Asnjë lloj shpifje as në të kaluaren, as në të tashmen, e as në të ardhmen nga njerëz të ulët dhe të paguar nga grupe kriminale, nuk kanë mundur dhe as që do të mund të ma dëmtojnë reputacionin e lartë në shoqëri

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here