Podujeva pa drejtor të Shëndetësisë dhe pa drejtor të QKMF-së në kohën kur po rriten rastet me COVID-19

Advertisement

Dy drejtorë komunalë janë shkarkuar zyrtarisht nga nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, raportojnë mediat lokale.

Shkarkimi i tyre është njoftuar se është bërë për shkak të performancës së tyre të dobët, derisa për këtë Llapi.info ka provuar të kontaktojë sërish me nënkryetarin Rudari, mirëpo i njëjti s’u është përgjigjur telefonatave të redaksisë.

Shkarkimit s’i ka shpëtuar në këtë kohë as drejtori i Shëndetësisë, Zaim Thaçi. As ky i fundit nuk është përgjigjur në lidhje me këtë çështje.

Por, tani në kohë pandemie, kur edhe është rritur lakorja e të infektuarve, Podujeva ka mbetur pa drejtor të Shëndetësisë.

Advertisement

Përveç kësaj, edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë komunë ka mbetur pa udhëheqës. Kjo, pasi muaj më parë nga pozita u.d., i drejtorit të QKMF-së, Fahri Llugaliu dha dorëheqje.

Ndërkohë, siç ka njoftuar Instituti, të enjten janë konfirmuar 18 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 4 prej tyre janë në qytet, dy në fshatin Letanc dhe Dumosh dhe me nga një rast në fshatrat; Gllamnik, Lladoc, Lupc i Poshtëm, Obrançë, Pakashticë e Poshtme, Revuçë, Sallabajë, Shajkoc, Shtedim dhe Siboc i Epërm.

Në anën tjetër, hiç mirë shkarkimin s’e ka pritur drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Hamdi Jaha. Ky i fundit sot i ka thënë portalit Llapi.info se nesër do t’u adresohet mediave për largimin e tij nga kjo pozitë.

Kujtojmë, Llapi.info ka raportuar ekskluzivisht për shkarkimin e dy drejtorëve komunalë./Llapi.info

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here