Advertisement
Ka ndërruar jetë një fëmijë 10 vjeçar, i cili ishte goditur nga një veturë në magjistralen Pejë Prishtinë, ku edhe kishte marrur lëndime të rënda.
Aksidenti kishte ndodhur ditën e shtunë, më datë 24 tetor saktësisht në fshatin Gllarevë, ku i ndjeri ishte goditur nga një veturë, shkruan Inzoom.
Advertisement
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kohëve të fundit numri i aksidenteve është rritur ndjeshëm. Pikërisht në fshatin Gllarevë sot ka ndodhur edhe një aksident, por fatmirësisht vetëm me dëme materiale.
Advertisement