Fetahu: Podujeva bleu autoambulancë 60 mijë euro, e njëjta është blerë rreth 22 mijë euro më lirë nga Komuna e Mamushës

Advertisement

Akuza e kundërakuza ka pasur sot në seancën e Kuvendit të Komunës së Podujevës, në pikën kur po diskutohej Raporti Financiar i Komunës së Podujevës për periudhën nëntëmujor janar-shtator 2020, raporton Llapi.info.

Këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Fetahu ka thënë se një autoambulancë nga Komuna e Podujevës është blerë me shumë prej 60 mijë euro. E njëjta, sipas tij, është blerë gati 30 mijë euro më lirë nga Komuna e Mamushës.

“Raportet financiare të sjellura me këtë përmbajtje aktuale në Kuvend, nuk i përmbushin as kriteret ligjore të një organizate buxhetore, siç është komuna. Ky raport përmban vetëm shuma totale të shpenzimit për kategori të ndryshme ekonomike dhe në asnjë faqe të tij nuk i përfshinë detajet tjera të nevojshme. Përmendi një rast: Autoambulanca është blerë në vlerë prej 59 mijë e 840 euro, kurse për dallim nga Komuna e Mamushes procedurë të negocimit 21,500 më e lirë me të njëjtën performancë”, ka thënë ai.

Advertisement

Ndërkaq, këshilltari i PDK-së, Rafet Llapashtica tha se në kohë pandemie komuna ka blerë një palë dorëzua 14 euro dhe se janë bërë pesë mijë euro shpenzime telefonike, të cilat, sipas tij, janë dyfishuar në kohë të pandemisë.

Në lidhje me këto akuza, nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë se këto komente janë në pragë të fushatës, derisa ka deklaruar se nuk i merr seriozisht.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here