Hoti “gjunjëzohet” para AAK-së, kishte kundërshtuar ashpër autostradën e Dukagjinit, tash planifikon ta realizojë

Advertisement

“JO autostradës së Dukagjinit derisa nuk kryhen prioritetet tjera. Kurdo që i vjen rendi  autostradës traseja duhet të dakordohet me të gjithë banorët që ndikohen nga autostrada”. Kështu kishte thënë Avdullah Hoti në prill të vitit 2019, kur ishte pjesë e opozitës, shkruan Inzoom.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Megjithatë një vendosmëri të tillë për të kundërshtuar këtë projekt, i cili buxhetit të Kosovës do t`i kushtojë mbi 1 miliard euro, Hoti nuk e ka tash kur është kryeministër edhe pse buxheti i këtij viti është 200 milion më i vogël se i vitit të kaluar.

Hoti dhe LDK janë dorëzuar për kërkesën e AAK që projekti për “Autostradën e Dukagjinit” të përfshihet në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm, me gjithë paralajmërimet e ministres Bajrami që ekonomia e vendit deri në fund të vitit 2020 pritet të tkurret për 6.7 për qind.

Advertisement

“Një projekt të cilin e kemi kontraktuar më herët, por duhen fonde shtesë edhe për t’u finalizuar edhe vetë projektimi, është projekti i radhës, ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë”, ka thënë Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës.

Ky është vetëm njëri prej projekteve që Abrashi e ministra të tjerë të Qeverisë kanë kërkuar që të shtohen në buxhetin prej 2.4 miliardë eurove, ose buxhetit 200 milionë euro më të ulët sesa ai i këtij viti.

Megjithatë ishte ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka abstenuar në votim.

“Situatën pandemike duhet ta kuptojmë secili prej nesh, sepse po jetojmë në baza ditore, numrat veç po rriten, një gjë është mirë ta kemi të qartë të gjithë është që nuk mundet Ministria e Financave t’i përcjellë as premtimet e as zotimet e asnjërit”, ka deklaruar Hykmete Bajrami, ministre e Financave.

Sipas Bajramit, ekonomia e vendit deri në fund të vitit 2020 pritet të tkurret për 6.7 për qind, por vitin e ardhshëm ajo ka thënë se pritet të ngrihet për 5.2 për qind.

Megjithëkëtë, sipas saj, për shkak të pandemisë, parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta.

Kujtojmë se realizimi i projektit për “Autostradën e Dukagjinit” ka qenë një nga kushtet kryesore të AAK-së për formimin e Qeverisë Hoti.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here