Mustafa: Dialogu po e humb kuptimin, po shndërrohet në instrument të Serbisë për t`i vënë në harresë krimet e saj

Advertisement

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka reaguar pas betimit të ministrave serb se “do  të jem i përkushtuar ruajtjes së Kosovës e Metohisë brenda Republikës së Serbisë”.

Mustafa, nëpërmjet një postimi në facebook, ka theksuar se me këtë qasje të Serbisë edhe dialogu ka humbur kuptimin, ndërsa ka shtuar se ai më shumë po shndërrohet në  instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj, shkruan Inzoom.

“Me sjelljet e Serbisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin. Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në  instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj.

Kosova e vlerësoi fjalimin e një deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Ai e tha të vërtetën!

Por ne dëgjuam edhe betimin e çdo ministri serb , tjerë përveç serbëve nuk ka në “demokracinë serbe” se “ do  të jem i përkushtuar ruajtjes së Kosovës e Metohisë brenda Republikës së Serbisë”. 

Advertisement

Shtrohet pyetja si konvergjon dialogu për marrëveshje gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke me këtë zotim të qeverise serbe! A mundet BE të jap shpjegimin e saj?”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se Kosova është treguar konstruktive karshi dialogut dhe angazhimit të  BE-së dhe SHBA-së për këtë proces si dhe ka vënë në pah se BE po tenton që në dialog të hapen tema tashmë të mbyllura.

“Por ky përkushtim i yni, kam përshtypje se nuk po vlerësohet nga BE. Bile ka tendenca të hapen disa tema që janë të njëjtat me ato që janë diskutuar në procesin e Vjenës. Ndërkaq, Kosova e ka shpallur pavarësinë me mbylljen e atyre temave në “Pakon e Ahtisarit”.

Ai ka reaguar edhe ndaj mosliberalizimit të vizave për Kosovën, duke e cilësuar këtë më shumë si një qëndrim paragjykues të BE-së, sesa për parime.

“Kundërshtimi i vendeve të caktuara të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarë e vendit tonë, edhepse  janë përmbushur të gjitha kriteret, më shumë flet për një qëndrim paragjykues të tyre, sesa për parime. Ne kemi dëshirë të besojmë se vendet e tilla ia duan të mirën Kosovës. Por kjo ide nuk pasqyrohet përmes politikave të izolimit të qytetarëve të një vendi. Politikat e izolimit nuk përkojnë me demokracinë dhe kulturën evropiane. Ndërkaq ne nuk heqim dorë nga të qenurit evropian, me territor, me arsim, me kulturë e me ekonomi. As vizat dhe as Serbia nuk na ndalin në këtë rrugë. IM”

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here