Dy vajza aksidentohen me veturën e vjedhur në Gjakovë

Advertisement

Dy vajza me inicialet A.B. (21 vjeçare) dhe D.P. (24 vjeçare), në orët e para të së dielës, e kanë vjedhur një veturë në Gjakovë, me të cilën pas rreth 10 kilometrash janë aksidentuar.

Nga qendra e qytetit ato shkuan në drejtim të Prizrenit duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Të njëjtat kanë tejkaluar edhe patrullën policore e cila iu ishte vënë pas.

Advertisement

Pas disa kilometrave në fshatin Gratishë janë vet-aksidentuar. Vetura ka qenë e parkuar, por nuk ka qenë e siguruar dhe e kanë marrë vajzat të cilat e kanë ndezur dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar zëvendëskomandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Sejd Dobra.

Pas përplasjes në një mur poshtë rrugës, të njëjtat janë dërguar në spitalin e Gjakovës, e më pas janë transferuar për në Prishtinë.

“Njëra ka qenë me politraumë, me lëndime të shumta në ekstremitetet e poshtme dhe tjetra me lëndime të krahërorit dhe të ekstremiteteve”, ka thënë mjeku, Ardian Krakusha.

Ndërsa pronari i veturës nuk ka pranuar të flasë në lidhje me rastin.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here