Pranë varrezave të dëshmorëve në Klinë kullotin bagëtitë, reagon kryetari i OVL-UÇK-së

Advertisement

Në këtë vend pushojnë eshtrat e dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftës. Madje institucionet komunale kanë investuar qindra mijëra euro për rregullimin e varrezave të luftëtarëve të lirisë e shpesh edhe i përkujtojnë në data të veçanta, të rënies heroike të dëshmorëve, ditës së çlirimit e data të shënuara në historinë e re të Kosovës.

Po, pikërisht pranë varrezave të luftëtarëve të lirisë, sot kullotnin bagëtitë e një fermeri. Kjo shihet nga disa fotografi të publikuara nga mediet lokale në Klinë.

Advertisement

I mllefosur për këtë është shprehur kryetari i OVL-UÇK në Klinë, Hajdin Balaj, i cili ka reaguar për moskujdesin ndaj varrezave të dëshmorëve

Balaj për mediet lokale ka thënë se kjo nuk duhet të përsëritet më, pasi mund të dëmtohen varrezat e luftëtarëve të lirisë.

Ai ka kërkuar nga institucionet lokale që të përkujdesen për mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve dhe shtimin e kujdesit në mënyrë që të mos dëmtohen.

Reagime negative ka pasur edhe nga qytetarët në rrjetet sociale, të cilët këtë e kanë konsideruar si shenje mosrespektim ndaj të rënëve për liri.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here