Përurohet çezmja publike në qytetin e Skenderajt

Advertisement

Në Parkun “Idriz Rreci”, sot është bërë përurimi i çezmës së parë publike të realizuar falë bashkëpunimit të komunës dhe të donatorit nga Gostivari që jeton dhe punon në Gjermani, Sali Ajdini.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, në emër të qytetarëve të Skenderajt falënderoi donatorin për financimin e këtij projekti jetik, projekt ky i cili sipas Jasharit do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre që kanë nevojë për ujë.

“Në emër të qytetarëve të komunës sonë falënderoj mikun tim Sali Ajdini për financimin e këtij projekti në qytetin tonë”, tha Kryetari Jashari.

Humanisti Sali Ajdini, u shpreh mirënjohës ndaj kryetarit Jashari për bashkëpunimin, duke thënë se ndihet i nderuar që ka realizuar këtë projekt në qytetin historik, duke uruar që kjo çezme të jetë gjithmonë në shërbim të banoreve të Skenderajt.

Kjo çezme publike është projektuar dhe trajtuar edhe në aspektin historik dhe mjedisor, ku qytetarët përveç që do të shërbehen me ujë, si burim i jetës, po ashtu do të jetë një hapësirë atraksioni për banorët dhe qytetarët që vizitojnë qytetin e Skenderajt.

I gjithë ky projekt është dizajnuar nga dy të rinj të komunës, studentë të arkitekturës, Ibrahim Zabeli e Elion Ismajli dhe nga kompania “Syla Group”

Me investime e projekte konkrete po i japim pamjen e merituar qytetit tonë!

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here