Kosovari nga Rahoveci zgjedhet “Sipërmarrës i Vitit” në Zvicër, ka mbi 850 punëtorë

Advertisement

Avni Orllati, pronar i kompanisë së suksesshme “Orllati Group” në Zvicër e që ka rrënjë nga Kosova, është zgjedhur Sipërmarrës i Vitit 2020 në Zvicër nga organizata zvicerane EY (d’Ernst & Young Global Limited).

Orllati që prej viteve të ’90-ta me familje kishte emigruar drejt Zvicrës, ku kishte nisur biznesin e tij në fushën e ndërtimit, që sot njihet si “Orllati Group” dhe që punëson mbi 850 njerëz, shkruan “Inzoom”.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e kompanisë në facebook.

“Sipërmarrësja e vitit ™ 2020: Sipërmarrësit më të mirë në Zvicër u shpërblyen në Cyrih më 30 tetor 2020.

Avni Orllati është emëruar Sipërmarrës i Vitit në Industri, Teknologji të Lartë dhe Shkencë të Jetës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Advertisement

Për këtë ka shkruar edhe kryetari i komunës së rahovecit, Smajl Latifi, i cili është shprehur se njerëz të zot në biznes si Orllati, dëshmojnë që rahovecasit dhe të gjithë shqiptarët, kanë kapacitetin dhe ambicien e nevojshme për të prekur sukseset më të larta edhe në hapësira ku konkurenca është ndërkombëtare.

Postimi i tij i plotë:

“Më gëzoi shumë lajmi për suksesin e sipërmarrësit të suksesshëm nga komuna jonë, Avni Orllati, i cili është zgjedhur Sipërmarrës i Vitit 2020 në Zvicër nga organizata zvicerane EY (d’Ernst & Young Global Limited). Që prej viteve të ’90-ta, Avniu me familje kishte emigruar drejt Zvicrës, ku kishte nisur biznesin e tij në fushën e ndërtimit, që sot njihet si “Orllati Group” dhe që punëson mbi 850 njerëz.

Njerëz të zot në biznes si Orllati, dëshmojnë që rahovecasit dhe të gjithë shqiptarët, kanë kapacitetin dhe ambicien e nevojshme për të prekur sukseset më të larta edhe në hapësira ku konkurenca është ndërkombëtare.

Ju uroj punë të mbarë vëllezërve Orllati dhe ju dëshiroj suksese të reja.”/Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here