BIDEN RIKTHEN EPËRSINË, TRUMP: UNË KAM FITUAR

Advertisement

Gara për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon të jetë e ‘nxehtë’ dhe me rezultate të ngushta.

Së fundmi, pas numërimit të fundit të votave elektorale, demokrati Joe Biden ka rikthyer epërsinë sa i përket votës elektorale, ku aktualisht ka 225 vota elektorale dhe i duhen edhe 45  për t’u shpall president i SHBA-së. Në anën tjetër, Donald Trump aktualisht ka 213 vota elektorale pasi fitoi në Texas dhe Montana. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të jetë kandidati që do t’i fitojë 270 vota elektorale, transmeton TCH.

Advertisement

Ndërkohë në një dalje publike për mediat, Donald Trump hodhi akuza se po vidhen votat, ku edhe shpalli ‘fitoren’ e tij, megjithëse votat vijojnë të numërohen. Madje Trump kërkoi që Gjykata Supreme të ndërhyjë e të ndalojë procesin e votimit

“Rezultatet e sotme janë fenomenale. Janë hedhur vota në orën 4 të mëngjesit, është e turpshme. Gjykata Supreme të ndërhyjë e të ndalojë procesin e votimit. Jemi shumë para në vota, ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë! Kjo është grabitje e popullit amerikan.” tha Trump.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here