Nuk pret as edhe një ditë: Haki Abazi kërkon zgjedhje pas dorëheqjes së Thaçit

Advertisement

Po vazhdojnë reagimet e anëtarëve të Vetëvendosjes për aktakuzat e Speciales kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ai në këtë situatë të komplikuar politike dhe nacionale nuk është kursyer fare duke hedhur madje akuza kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, shkruan lajmi.net.

Abazi madje ka thënë se dorëheqja e Thaçit është e domosdoshme për siç e quan ai “përgjegjësinë morale” për krijimin e Speciales.

Postimi i plotë:

Në këtë situatë të krijuar, domosdoshmërisht duhet të mbahet shteti dhe të sigurohet kushtetutshmëria e plotë e vendit. Në inters të qytetarëve dhe jo klaneve e fosileve të tyre.

Sot, nuk është kohë ligështie por force dhe respekti për të gjithë që kanë sakrifikuar me nder dhe kanë luftuar me vendin dhe kombin në mendje e shpirt. Sot ma shumë se kurrë duhet kujtuar UÇK e Adem Jasharit dhe gjithë heronjët e dëshmorët e vendit. Sot duhet kujtuar Astrit Deharin dhe duhet kerkuar drejtesi.

Advertisement

Lojrat e keqija kanë përfundim të keq dhe tentimi për ta mbajtur vendin të kapur e kundër vullnetit të qytetarve është antidemokratike dhe si të tilla janë të paqëndrueshme.

Andaj, dorëheqja e Thaçit është domosdoshmëri qoftë edhe si akt moral i pranimit të fajit për krijimin e gjykatës speciale. Këtë gjë Kosova nuk ja kishte borgj askujt.

Po ashtu tani është i domosdoshëm vendimi i gjykatës kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë illegale me votë nga një i denuar me vendim të prerë nga gjykata dhe një votë tjetër nëpërmjet trysnisë dhe presionit. Shpallja jolegale e qeverisë duhet të hap rrugë zgjedhjeve të reja pa lojra e pa manipulim. Kjo duhet të jetë kthesa nga humnera!

Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë bazuar ne evidence kundër atyre që në Ëashington dhe në Paris nëpërmjet përkrahjes nga Prishtina, me paratë publike kanë vepruar në kundershtim me kushtetuten dhe kanë promovuar ndarjen e Kosovës si agjendë zyrtare të shtetit dhe formë kompensimi për lirinë e individëve të veshur me pushtet.

Nëse prokuroria e Kosovës nuk vepron me urgjencë atëherë, është bashkëfajtore për atë që ka ndodhur dhe për planin manipulues që është përgaditur për ta mbajtur vendin të kapur dhe jashte vullnetit të qytetarëve.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here