Veseli: Raporti i Dick Martit i pabazuar, Gjykata Speciale një mundësi që të përgjigjem ndaj thashethemeve

Advertisement

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tij.

Veseli ka treguar përmes një deklarate se aktakuza ndaj tij është ngritur dje pasdite.

Për dallim nga të tjerët që kanë kritikuar Gjykatën Speciale për mënyrën se si po vepron, Veseli ka treguar respekt duke e vlerësuar se i dërguan ftesë e nuk e arrestuan.

Deklarata e plotë e Veselit:

Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetaret e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe.

Advertisement

Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specilizuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit.

Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, Unë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra.

Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë.

Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here