“Kadri Veseli mos të bëj koalicion me LDK’në, vetëm VV do ta reduktoj rolin e Speciales”

Advertisement

Zyrtari i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Shqipëri, Elvis Hoxha ka sugjeruar Kadri Veselin që mos të pranojë ofertën e LDK-së për bashkëqeverisje.

“…t’i kërkojë partisë së vet, me aq ndikim sa ka, të mos hyjnë në koalicion me LDK-në, por të ndihmojnë menjëherë procesin e zgjedhjeve dhe një legjitimitet të ri. Vetëm një legjitimitet i ri do ta reduktojë rolin e Gjykatës Speciale”, ka shkruar ai.

Po të jetë i zgjuar, Kadri Veseli kupton se vetëm me vendosjen e qeverisë Kurti 2, do të ketë një atmosferë pozitive përreth gjykimit special. Me qeveri gjysmake LDK-je, Kadriu nuk shkon tutje.

Advertisement

Shembull: Nuk është se e besuam Batonin në lidhje me kërcimin e Kadriut, por mësuam se në vitin ’98 Kadriu paskesh qenë me Batonin në një avion.

Nuk morëm vesh se ku shkoi avioni me Batonin më tej. Do të ishte mirë që Kadri Veselit, në këtë çast, të mos i dalë në mbrojtje Baton Haxhiu. Sepse Baton Haxhiu e ka zhytur në gabime.

Nëse Kadriu do ta mbrojë veten, është mirë që, më së pari të mos mbrohet më prej njerëzve që e kanë orientuar keq.

Së dyti, t’i kërkojë partisë së vet, me aq ndikim sa ka, të mos hyjnë në koalicion me LDK-në, por të ndihmojnë menjëherë procesin e zgjedhjeve dhe një legjitimitet të ri. Vetëm një legjitimitet i ri do ta reduktojë rolin e Gjykatës Speciale.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here