Dokumente ekskluzive të veturave të BMW-së: Buxheti i Kosovës i shpëtoi 150 mijë euro

Advertisement

Tri vetura tё blera nga MPJ, nё qershor tё vitit 2019, pёr nevoja tё protokollit të shtetit u bënë temë gjithandej në mediat vendore.

Fillimisht u raportua se si Ministria e Punëve të Jashtme kinse kishte mashtruar shtetin gjerman. Mirëpo, pas këtij raportimi, përpos që ishte formuar njё komision hetues nga MPJ të merrej me kёtё çёshtje, aty ishte marrё edhe Prokuroria e Shtetit.

Advertisement

Duke parё se pёr çka ёshtё fjala, si nga komisioni i formuar nga MPJD po ashtu edhe nga prokuroria ishte mbyllur çёshtja pa gjetje tё shkeljeve tё pretenduara nё media.

Kësisoj, duke mos pasur vetura tё mjaftueshme, tri  veturat ishin blerё pёr nevoja tё protokolit tё shtetit dhe do tё pёrdoreshin vetёm pёr çёshtje protokolare, pёrkatёsisht pёr raste tё vizitave tё krerёve shtetёrorё.

Duke pasur buxhetin e limituar, natyrisht qё ishte kërkuar mundёsia pёr tё gjetur veturat qё iu pёrgjigjen nevojave tё protokollit tё shtetit.

Kështu, duke ditur qё kompanitё si Audi, BMW dhe Mercedes ofrojnё zbritje pёr vetura qeveritare, atёherё MPJ kishte autorizuar ambasadёn qё tё merrej me kёtё çёshtje.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here