E formoi vet Gjykatën Speciale, PDK thotë se ka nevojë për reflektim, s`merr pjesë në seancat e kuvendit për një javë

Advertisement

Partia Demokratike e Kosovës ka ngrirë pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës gjatë kësaj jave. 

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media deputeti i saj, Abelard Tahiri, i cili thotë se këtë vendim e kanë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit me Specialen.

Ai tha se Kosova si shtet po kalon në një rrethanë aspak të zakonshme, dhe zhvillimet e fundit, me arrestimin e krerëve të UÇK-së kanë prekur edhe Kuvendin e Kosovës.

Advertisement

“Ne si PDK përballë këtij zhvillimi kemi nevojë për reflektim solidar, për të shtyrë për një javë axhendën e Kuvendit. Gjatë kësaj jave PDK nuk do të marrë pjesë në agjendën e Kuvendit”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se para se të fillohet me agjendën e zakonshme të Kuvendit, vendit i duhet unitet për gjendjen e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon.

Tahiri tha se pret që nismës së tyre që për 1 javë të shtyhen punimet e Kuvendit, pret që t’i bashkohen edhe VV e NISMA pasi janë të prekura nga zhvillimet e Speciales.

Ai tha se PDK beson fuqishëm në luftën e drejtë të UÇK dhe kauzën e saj për çlirim nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here