Grabovci kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës

Advertisement

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kandidat i kësaj partie për të parin e Pejës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin e ardhshëm do të jetë Arbër Grabovci.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja.

Advertisement

Postimi i tij i plotë.

Sot, së bashku me Dr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës.

Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja.

Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar të Pejës.

RH

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here