LDK pret të votohet sot Projektligji që mundëson heqjen e 10% të Trustit

Advertisement

Lidhja Demokratike e Kosovës do të përpiqet sërish sot të marrë votat për kalimin në lexim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ky projektligj kishte kaluar në lexim të parë, ndërsa sot me fillim nga ora 11:00 do të kërkohet votimi i tij në lexim të dytë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pret që të miratohet ky ligj pasi i përket një rëndësie jetike për vendin.

Gashi po ashtu pret që edhe deputetët e opozitës të jenë të arsyeshëm dhe të marrin pjesë në votim.

“Duke marrë parasysh gjendjen nëpër të cilën po kalon vendi, në aspektin e pandemisë dhe ndikimin që ka kjo në ekonomi dhe në mirëqenien sociale, është me rëndësi jetike që ligji për rimëkëmbje ekonomike të kaloi në leximin e dytë nesër dhe të hyjë në fuqi brenda 15 ditësh”, ka deklaruar Gashi për Indeksonline.

Advertisement

Ai pret që të gjithë deputetët e koalicionit qeverisës të marrin pjesë në votim dhe ta miratojnë këtë ligj.

“Po ashtu pres që edhe deputetët e opozitës të jenë konstruktiv dhe të marrin pjesë në votim, pjesëmarrja e deputetëve të opozitës në votim (duke votuar, për, kundër apo abstenim), përveçse realizon një detyrë të tyre si deputet, krijon edhe kushte për bashkëpunim për çështje me rëndësi jetike për qytetarët”, tha ai.

Ndryshe, para një muaji ky projektligj i cili është vënë në votim për herë të shtatë me radhë në Kuvend, pas gjashtë dështimeve, ka kaluar në parim me 64 vota pro të deputetëve, me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, kap vlerën e 385 milionë eurove ndërsa me miratimin e tij të plotë është thënë se do të mundësohet rikuperimi i humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi.

Me këtë projektligj, kontribut-paguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale të tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministria e Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Nëse ky projektligj votohet në Kuvendin e Kosovës edhe në leximin e dytë dhe shndërrohet në ligj, i cili do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor, 2021

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here