Lushtaku: Prokurori s`ka argumente kundër luftëtarëve të UÇK-së, gjykimi i tyre është dëm për Kosovën dhe UÇK-në

Advertisement

Ish komandanti i UÇK-së në zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, ka reaguar pas arrestimeve të luftëtarëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara, shkruan Inzoom.

Ai në një emision televiziv ka thënë se prokurori nuk ka as argumente as fakte për të akuzuarit dhe se gjykimi i krerëve të UÇK-së dhe shtetit është një dëm për Kosovën.

“Besoj që prokurori nuk ka as argumente as fakte për të akuzuarit. Kjo nuk është e mirë për shtetin e Kosovës dhe për pjesëtarët e UÇK-së.”

Advertisement

Ai ka thënë se aktakuza nuk ka asgjë konkrete, ndërsa ka hedhur akuza edhe ndaj krerëve të institucioneve që nuk kanë trajtuar seriozisht këtë çështje.

Aktakuza është e përgjithshme dhe nuk ka asgjë konkrete

“Besoj që bashkëluftëtarët që janë të akuzuar kanë kaluar shumë sfida dhe aktakuzat ndaj tyre është e rëndë edhe për shtetin e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, duhet ta thërrasë seancë të jashtëzakonshme që të diskutojë për arrestimet e luftëtarëve të UÇK-së”, tha ndër të tjera Lushtaku.

Ndryshe, sot para Dhomave të Specializuara është paraqitur ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili është deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here