“Ministre me tru peshku” Pacolli i reagon ashpër Haradinajt, ku kërkoi t’i respktojnë simbolet e shtetit

Advertisement

Kryediplomatja kosovare Meliza Haradinaj- Stublla thotë se është e papranueshme se si institucione të caktuara të Republikës së Kosovës dhe parti politike parlamentare, përdorin termin “Republikë” kur i referohen Serbisë dhe atë madje edhe në shkresa zyrtare e publike,  e në theks të veçantë këtë e ka kërkuar nga Vetëvendosja.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, e cila e ka qujtuar “ministre me tru peshku”, Meliza Haradinaj- Stublla.

Pacolli ka thënë se nga dita e parë që kur ka marr postin e deri më dje nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore.

“Është interesant me këtë sojin e ministrave që kemi. Harrojnë shumë shpejtë atë që bëjnë dhe atë që thonë. Ministrja me tru peshku paska harruar se nga dita e parë që kur ka marr postin e deri më dje nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore”, ka shkruar ndër të tjerash Pacolli në Facebook.

Advertisement

Ky është reagimi i plotë:

SIMBOLET, SHTETI DHE MINISTRJA ME TRU PESHKU

Është interesant me këtë sojin e ministrave që kemi. Harrojnë shumë shpejtë atë që bëjnë dhe atë që thonë. Ministrja me tru peshku paska harruar se nga dita e parë që kur ka marr postin e deri më dje nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore.

Ministrja kishte një rast shumë të mirë për të cilën ne ia mundësuam por ajo ka refuzuar ta shfrytëzoj.

Si udhëheqëse e Komisionit të Përhershëm të organizatës rajonale South-East European Cooperation Process në takimin e qershorit të këtij viti, gjatë kryesimit të Kosovës, në të gjitha dokumentet, përkundër kundërshtimeve nga disa shtete mosnjohëse, kam vendosur fjalën REPUBLIKË dhe SIMBOLET SHTETËRORE dhe me konsensus të plotë këto dokumente janë votuar nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse. E njëjta është përsëritur nga kryetarja e Kuvendit edhe në nivelin e Kryetarëve të Parlamenteve. Por, ndryshe nga ne ka vepruar Ministrja me tru peshku. Ajo NUK ka përfshirë fjalën REPUBLIKË e as SIMBOLET SHTETËRORE në asnjë dokument që kishte përgatitur si nikoqire e takimit.

Por, sot Ministres se ç’i paska shkrepur në mendje se shteti po u dashka të përfaqësohet me fjalën Republikë e simbole shtetërore. Eh, po mos e merrni seriozisht se kështu e ka kjo me të shkrepura. Nesër, Ministrja me tru peshku harron çfarë ka thënë e çfarë ka bërë.

Kujtojmë, Ministja e Punëve të Jashtme i ka reagur me theks të veçantë Vetëvendosjes duke i thënë se përdorin termin “Republikë” kur i referohen Serbisë.

“Me këtë rast i bëj thirrje edhe Kuvendit të Kosovës, e me theks të veçantë grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që kur thërrasin interpelanca, të mos e përdorin emërtimin e ashtuquajtur “Republika e Serbisë”, e as kur shkruajnë letra ndërkombëtare siç qe rasti mbrëmë me publikimin e letrës dërguar Presidentit të zgjedhur Amerikan Biden ku i referohej Serbisë si Republikë”,  ka shkruar Haradinaj- Stublla në Facebook.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here