Advertisement
Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj, ka marrë masa hermetike për ta mbrojtur vetën dhe stafin e saj të kabinetit nga COVID-19.
Ajo ka urdhëruar që kabinetin e saj të mos e shkel asnjë zyrtar i ministrisë.
Advertisement
Në bazë të një urdhërese që kabineti i ministres Haradinaj i ka dërguar zyrtarëve të kësaj ministrie, urdhërohen të gjithë drejtorët, por edhe zyrtarët tjerë që të mos shkojnë në kabinetin e ministres. Puna dhe komunikimi i nevojshëm është këshilluar të kryhen online.

Qeveria e Kosovës, sot ka njoftuar për masat e reja kufizuese për parandalim të përhapjes së Covid 19.
Advertisement