Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit 2021, ka vazhduar me publikimin e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave, shkruan Inzoom.
Ditë më parë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, njoftoi se kandidat i AAK-së për të parin e Pejës do të jetë Arbër Grabovci.
Ndërsa zyra për informim e AAK-së dega në Pejë ka publikuar biografinë e Grabovcit.
Ai ka të përfunduar Fakultetin e Edukatës Fizike, ndërsa më herët ka qenë edhe futbollist dhe punëtor sportiv, kurse aktualisht është asamblist i Komunës së Pejës dhe zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Postimi i AAK dega në Pejë:
BIOGRAFIA E KANDIDATIT PËR KRYETAR TË KOMUNËS
Arbër Grabovci
AAK – PEJË
-Është kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës, nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i lindur në Pejë më 08.04.1970, është i martuar dhe ka një fëmijë.
EDUKIMI DHE KUALIFIKIMI:
-Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Pejë, ndërsa Fakultetin e Edukatës Fizike e kreu në Universitetin e Prishtinës.
ANGAZHIMET:
-Që nga mosha 9 vjeçare është marrë me aktivitete sportive, qoftë si futbollist, trajner dhe punëtor sportiv, ku përgjatë kësaj periudhe ka fituar 5 herë titullin e kampionit të Kosovës (një herë si futbollist) dhe 3 herë ka fituar kupën e Kosovës.
-Më 1996 u angazhua në procesin arsimor në Pejë deri në vitin 2001.
-Nga viti 1999 ka qenë redaktor i sportit në Radio Dukagjini, për të kaluar pastaj ne Televizionin e Dukagjinit ku për 7 vite ishte edhe Kryeredaktor.
RELACIONI POLITIK:
-Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar që nga themelimi në vitin 2000, fillimisht si anëtar e më pas si Kryetar i parë dhe njëri nga themeluesit e Nëndegës “Xhemajl Kada” në Pejë.
-Më pas është emëruar anëtar i Kryesisë së Degës, ndërsa tani është nënkryetar i degës së AAK –së në Pejë, si dhe kandidat për Kryetar Komune në zgjedhjet e ardhshme lokale 2021.
-Aktualisht është asamblist i Komunës së Pejës dhe zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Zyra për Informim – AAK, Pejë.
#aakpeje