Mbyti me duar foshnjen 9-muajshe, arrestohet 46-vjeçarja nga Devolli. Si ndodhi ngjarja horror në ’95

Advertisement

Finalizohet me sukses operacioni policor “Arratia”, ndërsa arrestohet 46-vjeçarja e dënuar në Greqi, me 20 vite burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Bëhet fjalë për shtetasen Irena Kostaki (Zeria), banuese në fshatin Miras të Devollit, e cila ka përfunduar nën prangat e policisë së Korçës.

46-vjeçarja është shpallur fajtore nga gjykata e Lamias në Greqi pasi mbyti me duar një foshnje 9-muajshe.

Policia: Strukturat për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Zyrën e Interpol Tirana dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetases në kërkim ndërkombëtar:

Advertisement

Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Vendimi i Gjykatës greke

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Kjo shtetase, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here