NATO i reagon Vuçiqit pasi kërcënoi me luftë

Advertisement

KFOR mbetet plotësisht i përqëndruar në zbatimin e mandatit të tij për të siguruar mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës.

Kështu thuhet në një përgjigjie zyrtare të NATO-s për Klan Kosovën, pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi një konflikt i ngrirë mund të eskalojë.

”Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR mbetet plotësisht i përqëndruar në zbatimin e mandatit të tij të KB për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës, që rrjedhin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thonë NATO.

Advertisement

Ndër të tjera, NATO ka thënë se përkrah dialogun në BE në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.

”Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme e qëndrueshme politike për stabilitetin në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, shtojnë ata.

Ndërkohë, reagim ndaj fjalëve të Vuçiq pati edhe nga kryeministri Avdullah Hoti, i cili u tregua i kujdesshëm dhe përdori gjuhë të butë.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here