Pacolli kërkon dorëheqjen e ministrit Kuçi, “po bëhet krim ekologjik me lumenjtë”

Advertisement

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, sot ka në agjendë shqyrtimin e aplikacionit (Licencës) për aktivitetet e prodhimit të energjisë elektrike për kompaninë “KELKOS ENERGY” në hidrocentralet HC Deçani dhe HC Belaje, shkruan Inzoom.

Për këtë ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se në emër të energjisë së ripërtrishme po bëhet krim ekologjik duke ndërtuar hidrocentrale edhe në zonat e rëndësisë së veçantë natyrore, duke lënë qindra fshatarë pa ujë të pijes dhe ujitjes.

“Kanë vendosur të shkatërrojnë çdo gjë në këtë vend sa më shumë që munden e për aq kohë sa munden për interesat e tyre private. Viteve të fundit ia kanë mësyrë lumenjve anë e mbanë vendit.

Në emër të energjisë së ripërtrishme kanë bërë krim ekologjik duke ndërtuar hidrocentrale edhe në zonat e rëndësisë së veçantë natyrore. Kanë lënë qindra fshatarë pa ujë të pijes dhe ujitjes, kanë dëmtuar rëndë florën dhe faunën dhe kanë vënë në rrezik qëndrueshmërinë e parqeve nacionale.

Advertisement

Nëpërmjet një postimi në facebook, Pacolli ka thënë se për këtë ministri i Ekonomisë dhe Ambientit duhet të japë dorëheqje, pasi pa bazë ligjore ka lëshuar leje të ndara për hidrocentralet HC Belaje dhe HC Deçani.

“Pa transparencë, pa standardet mjedisore dhe me manipulime kanë vazhduar e po vazhdojnë akoma.

Sot, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka në agjendë shqyrtimin e aplikacionit (Licencës) për kompaninë “Kelkos” e cila ka operuar pa plotësimin e kushteve dhe shkaktuar dëm të pa riparueshëm në bjeshkët e Deçanit. E akoma pa bërë rehabilitimin e dëmeve të shkaktuar e pa plotësuar kriteret Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit i ka lëshuar leje mjedisore.

Për këtë Ministri duhet të jap përgjegjësi.

Ministri nuk ka bazë ligjore për të lëshuar leje të ndara për hidrocentralet HC Belaje dhe HC Deçani. Nuk ka bërë vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe nuk ka publikuar se çfarë kritere paska plotësuar kompania “Kelkos” që qenka pajisur me leje. Nuk ka as vlerësim që kompania ka rehabilituar dëmin e shkaktuar.”

Ndryshe Zyra e Rregullatorit të Energjisë sot do të mbajë mbledhjen e radhës ku do të shqyrtojë disa pika të rendit të ditës, ndër to edhe lejen për kompaninë “KELKOS ENERGY SH.P.K.” për licencim të aktiviteteve të prodhimit të energjisë elektrike./Gazeta Inzoom

Fotografia e Fitore Pacolli
Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here