Nuk miratohet Projektligji për UÇK-në, ky është arsyetimi i Driton Selmanajt

Advertisement

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme nuk e ka përkrahur miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Advertisement

Zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, këtë propozim e ka arsyetuar me gjendjen aktuale në vend shkaku i pandemisë COVID-19, derisa ka përmendur edhe mangësitë e projektligjit.

Sipas tij, nuk është paraparë koha prej kur njihet ky status e as nuk është identifikuar se nga ku mund të alokohen mjetet e nevojshme.

Ndërsa, dy nga anëtarët e kabinetit qeveritar kanë votuar kundër mendimit të Qeverisë për mosmiratimin e këtij projektligji.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here