Probleme, rrahje të përgjakshme dhe shkarkime te Feronikeli, nuk ka paqe te “Industrialistët”

Advertisement

Skuadra e Feronikelit po kalon në një moment shumë të vështirë në të gjitha aspektet.

Përveç rezultateve negative në këtë edicion problem tjetër po del të jetë mungesa e qetësisë dhe funksionimit të rregullt në aspektin kolektiv te kjo skuadër.

Ditën e djeshme janë shfaqur edhe publikisht probleme të mëdha te “Industrialistët”, atje ku kishte madje edhe rrahje të përgjakshme sipas deklaratave të ofruara nga zyrtarë e ish-zyrtarë të kësaj skuadre.

Advertisement

Ish-trajneri i portiereve, Avni Hasani në një prononcim gjatë ditës së djeshme deklaroi që është larguar nga skuadra për shkak të rrahjes që Bedri Greca ia bëri ekonomit të klubit. Më pas Ramiz Dervishi u shkarkua poashtu nga stafi i trajnerit Duro pas konfliktit verbal që kishte me trajnerin nga Shqipëria.

Më vonë zëdhënësi i klubit, Erlind Krasniqi paralajmëroi ndryshime të mëdha te skuadra nga Drenasi pas këtyre ngjarjeve të fundit.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, mirëpo fillimi i këtij kampionati ka qenë jashtëzakonisht negativ për Feroniklein, për më tepër që u detyrua që të mendonte shumë herët për trajnerin e ri pas largimit të Afrim Tovërlanit.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here