Jeta ka vlerë, ruaje”, Lladrovci kërkon respektim të masave nga qytetarët e Drenasit”

Advertisement

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, iu ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të respektojnë masat e reja, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët disiplinë, teksa iu ka rikujtuar se në rast të mosrespektimit, mund të futen në zonën e kuqe. Për komuna të cilat janë kategorizuara në zonë të kuqe vlejnë masat si në vijim:

Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme; Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri në orën 05:00, përveç: Personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve; Qytetarëve për nevoja emergjente; Operatorëve që kryejnë punë publike; Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në orën 05:00; Institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti; Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

Advertisement

“Qytetarë të nderuar të komunës së Drenasit,

Kërkoj nga Ju, disiplinë dhe respektim të plotë të masave të cilat i solli Qeveria për pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid 19.

Ne jemi në kufi të komunave që janë në zonën e kuqe por edhe të gjelbër. Nëse ne nuk do të kemi raste të reja të virusit, ngjyra jonë e verdhë, bëhet e gjelbër, por në rast mosdisipline, hyjmë në zonën e kuqe të rasteve.

Zonja e zotërinj,

Mos u bëni pakicë e cila nuk i respekton masat kundër Covidit. Mos lejoni që pakujdesia e pakicës, të përcaktoj jetën ditore të shumicës.

Nëse i respektojmë masat, kalojmë në zonën e gjelbër, duke e ulur rrezikun dhe numrin e të infektuarve. Zbatimin e masave e kemi secili në dorën tonë. Mos zbatimi i masave, sjell fatkeqësi për juve, familjen tuaj dhe shtetin tonë.

Kërkoj nga Ju, respektim të masave kundër virusit, pa përjashtim. Jeta ka vlerë, ruaje!”, ka shkruar Lladrovci në postimin e tij.

Drenasi momentalisht gjendet në zonë të portokalltë të rrezikut. Për komunat me rrezik të mesëm vlejnë këto rregulla:

Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”; Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, ndërkaq pas orës 18 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, gjithmonë duke e organizuar punën sipas “Manualit për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here